13:02 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Bytyqi dhe Bahtiri vazhdojnë me Arbërinë

Klubi i Arbërisë ka vazhduar kontratën me dy futbollistët Hysen Bytyqi dhe Fidan Bahtiri.

Dy futbollistët ishin pjesë e Arbërisë edhe sezonin e fundit, transmeton Indeksonline.

Përkundër se do të jetë pjesë e Ligës së Parë, Arbëria duket se do të rikthehet shumë shpejtë në Superligë.

Dje, Arbëria ia zgjati kontratën Labinot Ibrahimit dhe konfirmoi transferimin e Fidan Gërbeshit./Indeksonline/