18:48 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Cagliari blenë futbollistin e Juves

Alberto Cerri është zyrtarisht në pronësi të Cagliarit.

Përmes një njoftimi, Juventus ka bërë të ditur se 22 vjeçari është transferuar te skuadra tjetër e Serie A.

Cerri u ble nga Juve në vitin 2015 nga Parma por u huazua në skuadra të ndryshme duke mos arritur të zhvilloj asnjë ndeshje me fanellën bardh e zi.

Sulmuesi u huazua në verën e kaluar te Cagliari derisa tashmë është blerë komplet kartoni i tij.

Alberto Cerri ka zhvilluar tetë ndeshje deri më tani me fanellën e Cagliarit këtë sezon. /IndeksOnline/