17:56 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / MSH

Zyrtare: Capital T lajmëron “Time Capsule”

Reperi Capital T ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fansat e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka lajmëruar të gjithë se koncerti “Time Capsule” do të rikthehet pas tre vitesh mungesë.

“TIME CAPSULE PRISHTINAAAAA VERË 2023 ZYRTARE MË SHUMË INFO SË SHPEJTI….”- shkruan reperi duke bërë kështu të ditur se koncerti do të mbahet në Prishtinë dhe jo në Tiranë si tre vite më parë.

Kujtojmë se pak muaj më parë Noizy organizoi koncertin e tij të parë, “Alpha Show”, ku të pranishëm ishin shumë këngëtarë të njohur shqiptarë e të huaj.

Në atë kohë, Capital T, u duk sikur hodhi një thumb ndaj tij, duke bërë një lloj krahasimi me “Time Capsule.”

Capital postoi në Instagram një video nga koncerti i tij i tre viteve më parë në Tiranë, ku u mblodhën mbi 10 mijë njerëz. Ai shkroi se skena e koncertit të tij ka qenë një ndër më të mëdhatë që është ndërtuar në Ballkan.

”Pothuajse 3 vjet që nga TIME CAPSULE më shumë se 10 mijë njerëz një nga skenat më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë në Ballkan, rripat rgb që shihni grupin ColdPlay dhe disa emra të mdhenj botëror rreth 2 orë performancë plotësisht live me bend kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe një moment historik i madh në karrierën time gjithashtu një hap i madh për të gjithë industrinë muzikore të çdo zhanri”, shkroi Capital T.