15:23 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Cardiff rikthehet në Premierligë (Foto)

Skuadra e Cardiff Cityt edhe zyrtarisht do të marr pjesë në Premierligë për sezonin e ri 2018/19.

Cardiff barazoi pa gola 0 me 0 ndaj Readingut në ndeshjen e fundit të Championship, shkruan IndeksOnline.

Fal humbjes së Fulhamit, Cardiffi e mbylli sezonin në pozitën e dytë me 90 pikë, duke u rikthyer në Premierligë pas pesë vitesh.

Hera e fundit kur Cardiff mori pjesë në Premierligë, ishte sezoni 2013/14.

Kujtojmë që pas ndeshjeve të playoffit do të mësohet edhe skuadra e tretë që do të bëjë gara në Premierligë për sezonin e ri.

Në garë janë; Fulham, Aston Villa, Derby dhe Middlesbrought./IndeksOnline/