16:01 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Ndodh në Angli: Futbollisti ekzekuton “autin” nga kjo pozitë (Video)

Një moment interesant ka ndodhur në ndeshjen e fundit të Championship, Cardiff City – Reading.

Futbollisti i Reading ka ekzekutuar rivënien anësore nga gjysma e fushës dhe askush nuk e ka vërejtur, shkruan IndeksOnline.

Të gjithë u hutuan, pasi panë lojtarin duke gjuajtur topin nga vija që ishte krijuar nga hija.

Në fund kjo ndeshje u mbyll me barazim 0 me 0 dhe skuadra e Cardiffit siguroi një vend në Premierligë./IndeksOnline/