Zyrtare: Cazorla largohet nga Arsenali
Futbollisti spanjoll, Santi Cazorla do të largohet nga Arsenali në fund të muajit qershor.
Arsenali ka bërë të ditur se futbollisti spanjoll do të largohet nga klubi, pasi kontrata e tij skadon në fund të muajit qershor, shkruan IndeksOnline.
Santi iu bashkua “Topçinjve” nga Malaga në verën e vitit 2012. Ai bëri afro 180 paraqitje për Arsenalin duke shënuar 29 gola në të gjitha garat. Spanjolli fitoi dy Kupa FA dhe dy “Community Shiedls”.
Shefi ekzekutiv, Ivan Gazidis i uron fat në të ardhmen futbollistit 33-vjeçar.
“Santi është një nga lojtarët më të preferuar. Ai është i shpejt dhe ka një teknik të mirë. I urojmë atij të ardhme të mirë dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë”, ka thënë Gazidis./IndeksOnline/
We’ve got some news on @19SCazorla… #GraciasSanti https://t.co/RpgQlAYoeG
— Arsenal FC (@Arsenal) May 21, 2018