15:24 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Challandes publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve kundër Maltës si mysafirë, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për herë të parë janë ftuar portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Mirlind Kryeziu.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë mbahet të martën.

Pas 4 ndeshjeve në Grupin 3 të Ligës D, Kosova prin me 8 pikë, dy më shumë se rivali i 20 nëntorit, Azerbajxhani.