18:11 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Copa Libertadores nuk luhet sonte

Ndeshja kthyese e finales së Copa Libertadores në mes të River Plate dhe Boca Juniors është shtyrë për një ditë të pacaktuar.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e skuadrës vendase, ku e ka shkruar njoftimin e CONMEBOL.

Ndeshja ishte paraparë fillimisht të luhej dje por u shty për sot në ora 21:00 para se të pezullohej për një ditë të pacaktuar. /IndeksOnline/