10:16 / E Hënë, 19 Gusht 2019

ZYRTARE: Coutinho transferohet te Bayerni

Philippe Coutinho do të veshë fanellën e Bayern Munchen për sezonin 2019/20.

FC Barcelona, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka treguar se kanë arritur marrëveshjen për transferimin e brazilianit në Bundesligë.

Coutinho do të kalojë në Gjermani si huazim për 8.5 milionë euro dhe Bayerni ka të drejtën për ta blerë për 120 milionë euro.

Ai u transferua në Barcelonë në vitin 2018, ku që atëherë ka bërë 75 paraqitje dhe ka shënuar 21 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat. /IndeksOnline/