13:31 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së

Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i ri i PSD-së pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për IndeksOnline e kanë konfirmuar burime brenda kësaj partie.

Sipas burimeve, në garë ishin edhe kandidatë të tjerë të cilët ishin tërhequr.

Kujtojmë se sot tashmë ish-kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, kishte konfirmuar dorëheqjen e tij, me arsyetimin se ai ishte përgjegjës si kryetar i kësaj partie, për zgjedhjet e 6 tetorit. /IndeksOnline/