13:10 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Zyrtare: Deçani do të jetë në Ligën e Dytë, në vend të Vëllaznimit

KF.Deçani ditën e sotme ka pranuar vendimin nga Presidenti i FFK-së z.Agim Ademi për inkuadrim në Ligen e Dytë.


Ky vendim erdhi pas fuzionimit të KF Vllaznimi – Gjakovë(Liga e Dytë) me “KF Drenasi”(Liga e Parë).


Njoftimi i plotë:

Qytetarë të Deçanit, shumë të dashur “Luftëtarë” ju njoftojmë se nga sot, KF Deçani inkuadrohet në Ligen e Dytë në Futbollin e Kosovës.
Sot, kemi pranuar vendimin nga Presidenti i FFK-së z.Agim Ademi për inkuadrim në Ligen e Dytë. Ky vendim vjen pas fuzionimit të KF Vllaznimi – Gjakovë(Liga e Dytë) me “KF Drenasi”(Liga e Parë).


U jemi mirënjohës Presidentit dhe gjithë strukturave udhëheqëse në FFK për vendimin e drejtë dhe korrekt që KF Deçani Kampion i Ligës së Tretë Rajoni i Dukagjinit dhe finalist i barazhit të e zëvendësoj KF Vllaznimin (Rajon i Dukagjinit) në Ligën e Dytë.

I falenderojmë lojtarët që me mund e djersë zhvilluan një kampionat të mrekullueshëm, stafin teknik, kryesinë, sponsorët, Komunën e Deçanit, e mbi të gjitha tifozët deçanas që ishin mbështetja jonë më e madhe.
Tani na pret një rrugë e gjatë para vetes me shumë punë, angazhim por edhe me suksese të reja.
Na shkoftë mbarë,