18:54 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Depay te Barcelona

Memphis Depay është futbollisti më i ri i FC Barcelonës.

Lojtari i Kombëtares së Holandës është zyrtarizuar nga klubi katalunas, shkruan IndeksOnline

Depay ka firmosur kontratë deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi deri në 2024.

Ai do t’i fitoj plotë 5.5 milionë euro në sezon.

Kujtojmë që holandezi te skuadra katalunase transferohet nga Lyoni./IndeksOnline/