75 Mall Live Search
22:06 / E Diele, 12 Korrik 2026 / G T

Yann Sommer arrin marrëveshje me klubin e ri

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer, është shumë pranë nisjes së një aventure të re në karrierë. Sipas raportimeve të ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, është arritur marrëveshja që 37-vjeçari t’i bashkohet Club Brugge.

Sommer do të nënshkruajë një kontratë afatshkurtër me kampionët belgë, duke i dhënë fund periudhës së tij te Interi, shkruan Indeksonline

Raportohet se portieri zviceran kishte në tavolinë disa oferta, përfshirë edhe një propozim të rëndësishëm nga Spanja, por vendosi të zgjedhë Club Brugge për arsye personale dhe sportive.

Te skuadra belge, Sommer pritet të jetë portieri i parë dhe të marrë menjëherë rolin e titullarit, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.

Transferimi ishte raportuar fillimisht nga gazetari Sacha Tavolieri, ndërsa Fabrizio Romano e ka konfirmuar marrëveshjen me frazën e tij karakteristike: “Here we go!”./Indeksonline/

🚨⚫️🔵 Yann Sommer to Club Brugge, here we go! Deal in place for Swiss GK to sign a short term deal.

Sommer had several proposals but made life
choice despite an important offer from Spain.

He’ll be first goalkeeper and ready for a new chapter after Inter, as @sachatavolieripic.twitter.com/EAJaHXfoFh— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 12, 2026