15:57 / E Hënë, 14 Janar 2019

Zyrtare: Dortmund transferon Leonardo Balerdin

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar sot nënshkrimin më të ri, argjentinasin 19-vjeçarë Leonardo Balerdin i cili ishte pjesë e skuadrës së famshme Boca Juniors.

Leonardo Balerdi është një mbrojtës dhe është pjesë e kombëtares U-20 të Argjentinës. Ai ka kryer me sukses testet mjekësore dhe është stërvitur sot me pjesën tjetër të klubit, shkruan Indeksonline.

/Indeksonline/