17:09 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Dortmundi bëhet me sulmues të ri (Foto)

Skuadra e Borussia Dortmund ka bërë një transferim gjatë ditës së sotme.

Klubi gjerman ka transferuar lojtarin e Eintracht Frankfurtit, Marius Wolf, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi nga Gjermania ka nënshkruar kontratë pesë vjecare dhe do të qëndroj në “Iduna Park” deri në verën e vitit 2023.

23-vjeçari ka qenë pjesë e shumë klubeve, përfshi, Munich ll, Hanoverin. Së fundmi ka qenë pjesë e Eintrachtit ku ka zhvilluar afro 33 paraqitje dhe ka shënuar 6 gola./IndeksOnline/