11:23 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Zyrtare: Dortmundi nuk pranon t’i bashkohet skuadrave të Superligës Evropiane

Skuadra e Dortmundit ka vendosur që të mos i bashkohet 12 skuadrave të tjera për të themeluar Superligën Evropiane.

Sipas kryetarit të Dortmundit, Hans-Joachim Watzke klubi gjerman nuk i bashkohet kauzës me skuadrat e tjera për ligën e re, shkruan IndeksOnline

“Klubet dëshirojnë të zbatojnë reformën e planifikuar të Ligës së Kampionëve. Planet për të përkrahur Superligën Evropiane janë refuzuar”, tha CEO i BVB Watzke.

Kujtojmë se klubet si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.