18:03 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Drita firmos me një futbollist nga jashtë

Klubi i Dritës ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Gana, Arago Jamal.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Dritës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook”, shkruan IndeksOnline

Siç raporton Drita, Aragon luan në disa pozita, por ai tek klubi nga Gjilani do të luajë si mbrojtës i majtë.


Më poshtë postimin e plotë Dritës pa ndërhyrje nga redaksia:

“Arago Jamal eshte bardhe e kalter!

Sot klubi jone ka firmosur kontrat dy vjeqare me lojtarin e njohur per superligen tone Arago Jamal.

Pas kontakteve te para qe kishim, Arago nuk e kishte te veshtire te pranoje oferten tone dhe keshtu ai do ta shtoje edhe me shume konkurencen dhe do te jete nje force shtese per klubin tone.

Arago luan ne pozicione te ndryshme por pozita e tije natyrale eshte mbrojtes i majte.

Mire se vjen Arago”.