16:23 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Zyrtare: Dukagjini transferon sulmuesin e Superligës

Dukagjini ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Labinot Osmanin.

Sulmuesi nga Vushtrria sezonin e kaluar luajti për Llapin ku në 16 paraqitje realizoi tre herë dhe dhuroi edhe gjashtë asistime.

Osmani me parë është angazhuar edhe tek klubi vendlindjes Vushtrria, dhe tek dy klubet e tjera nga Superliga KF Prishtina dhe KF Feronikeli.