17:11 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Duriqi nënshkruan kontratë 5 vjeçare me Llapin

Llapi është duke vazhduar ta përforcojë skuadrën për edicionin e ri.

Llapjanët kanë marr në ekip të parë lojtarin, Gentrit Duriqi i cili vjen nga akademia e klubit.

Duriqi ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Llapin.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe klubi në faqen zyrtare në Facebook:

13 qershor 2019 – Llapi nënshkruan me njërin nga talentët më premtues të Akademisë së klubit, Gentrit Duriqi ku gjatë kampionatit 2018/19 u vëzhgua nga kryetrajneri, Tahir Batatina, i cili vërejti talentin e tij dhe vendosi që mesfushori Gentrit Duriqi të jetë me kontratë profesionale tek Llapi.Avancimi dhe zhvillimi i të rinjëve është mision dhe strategji që jemi duke ndjekur si skuadër ku më së shumti po ju japim hapësirë talentëve e si dëshmi më të mirë kemi avancimin e Mirlind Dakut tek Osijeku në Kroaci.