75 Mall Live Search
17:30 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Dy futbollistët e talentuar pajisen me pasaporta kosovare, Challandes do t’i ftojë në nëntor

Kombëtarja e Kosovës do të jetë edhe më e përforcuar për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Dy talentët kosovar, Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu tashmë janë pajisur me pasaporta të Kosovës.

Në dy ndeshjet e kaluara, dyshja e lartëcekur nuk ishin ftuar për shkak të problemeve burokratike, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, tani, Demhasaj, 22-vjeçar dhe Kryeziu, 21-vjeçar janë pajisur me pasaporta në Ambasadën e Kosovës në Zvicër.

Demhasaj luan për Luzernin në kampionatin zviceran, ndërsa Kryeziu në Zurich, ku të dy konsiderohen e ardhmja e klubeve përkatëse.

“Jam shumë i lumtur që pak qaste më parë kam marrë pasaportën e Kosovës”.

“Tani jam i gatshëm dhe në dispozicion për trajnerin Bernanrd Challandes në ndeshjet e nëntorit”.

“Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për të shënuar shumë gola për Kosovën dhe për t’i bërë ëndrrat realitet të njerëzve tanë”, tha Demhasaj.

“Kam marrë vendimin e duhur për të luajtur me Kosovën. Ka qenë një vendim i marrë së bashku me familjen dhe agjentët e mijë”.

”Mezi po pres ta vesh fanellën më të bukur në botë, atë të Kosovës”, tha për Telegrafin Demhasaj.

Përndryshe, dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, Kosova i zhvillon ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit./IndeksOnline/