75 Mall Live Search
09:47 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Emin Baliqi jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Trepçës, ky pritet të jetë zëvëndësi i tij

Emin Baliqi ka dhënë dorëheqja nga pozita e trajnerit të Trepçës.

Ky vendim ka ardhur pas humbjes së djeshme ndaj Istogut, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar klubi mitrovicas përmes një postimi në faqen zyrtare.

Sipas raportimeve, zëvendësues i Baliqit do të jetë trajneri shqiptar, Edi Martini.

”Pas ndeshjes së sotme ndaj KF Istogut, kryetrajneri ynë, Emin Baliqi, ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar nga kryesia e klubit pas një diskutimi të përbashkët.

Megjithatë, Emin Baliqi do të vazhdojë të jetë pjesë e KF Trepça, por tani me një rol të ri, i cili do të përcaktohet në ditët në vijim.

E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e treguar si trajner dhe i urojmë suksese në detyrën e re brenda klubit tonë!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/