13:23 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / C E

Zyrtare: Erion Sadiku nënshkruan me skuadrën e Serie A

Erion Sadiku është zyrtarizuar si futbollist i skuadrës së Serien A, Genoa.

Futbollisti kosovar transferohet tek italianët nga skuadra suedeze, Varbergs.

Ai fillimisht do të luajë me skuadrën e të rinjve të Genoas.

Sadiku luan si mesfushor qendror dhe është 19-vjeçar. /IndeksOnline/