19:23 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Evertoni prezanton trajnerin (Foto)

Skuadra nga Premier Liga, Everton ka prezantuar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për Sam Allardyce, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 1 qershor të vitit 2019, shkruan IndeksOnline.

Allardyce do të jetë zëvendësues i të larguarit javë më parë, Ronald Koeman.

“Big Sam” së fundi ishte pjesë e Crystalit, por për shkak të rezultateve të dobëta u largua nga stoli i skuadrës nga Premier Liga.

63-vjeçari ka qenë trajner i shumë skuadrave, përfshi edhe: Preston, Blackpoolit, Notts County, Bolton, Newcastle, Blackburn, West Ham, Sunderland dhe Anglisë./IndeksOnline/