10:01 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Zyrtare: Fantazi për Arsenalin, dhuratë nga Madridi për trajnerin Arteta

Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. Martin Odegaard rikthehet tek Arsenali, që e kishte huazuar vjet dhe e kishte prioritet në merkato.

Oferta e tyre ka bindur Real Madrid, që në këto momente ka shumë nevojë për para. “Topçinjtë” kanë paguar 40 milion euro për kartonin e norvegjezit.