Zyrtare: Fazliu largohet nga FC Aarau, emri tij mbetet në histori të klubit
Mesfushori shqiptar nga Zvicra, Valon Fazliu, do të largohet nga FC Aarau pas katër sezonesh.
30-vjeçari ka lënë gjurmë të mëdha te Aarau, duke regjistruar 145 paraqitje, 56 gola dhe 37 asistime. Me këto statistika, ai konsiderohet një nga lojtarët më produktivë në historinë e klubit, shkruan Indeksonline
Fazliu u shpall së fundmi “Lojtari më i Mirë i SFL” në Swiss Challenge League për sezonin e dytë radhazi (2024/25), ndërsa fitoi edhe “Çmimin e Lojtarit të Artë Zviceran”.

Drejtori sportiv i FC Aarau, Elsad Zverotic, vlerësoi kontributin e Fazliut gjatë viteve të fundit.
“Valoni e ka formësuar ndjeshëm lojën tonë me aftësitë e tij gjatë viteve të fundit. E falënderoj për përkushtimin e tij ndaj FC Aarau dhe i uroj gjithë të mirat në të ardhmen”, deklaroi Zverotic.
/Indeksonline/

