75 Mall Live Search
15:38 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / G T

Zyrtare: Federata e Futbollit të Italisë zgjedh presidentin e ri

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka zgjedhur presidentin e ri, me Giovanni Malagon që ka fituar garën ndaj Giancarlo Abetes për të marrë drejtimin e futbollit italian.

Malago do të pasojë në këtë detyrë Gabriele Gravinën, duke marrë zyrtarisht drejtimin e një prej federatave më të rëndësishme në futbollin evropian, shkruan Indeksonline

Pas zgjedhjes, presidenti i ri shprehu emocionet e tij për përgjegjësinë që ka marrë përsipër.

CORTINA D'AMPEZZO, ITALY - MARCH 05: Giovanni Malago, President of the Organising Committee for the 2026 Olympic and Paralympic Winter Games, looks on during the Paralympic Games Opening Press Conference ahead of the Milano Cortina 2026 Winter Paralympic Games at on March 05, 2026 in Cortina d'Ampezzo, Italy. (Photo by Mattia Ozbot/Getty Images)

“Me emocion të thellë e marr këtë përgjegjësi. I vetëm nuk mund të bëj asgjë, por së bashku me ju mund të bëj gjithçka”, deklaroi Malago.

Zgjedhja e tij vjen në një periudhë të rëndësishme për futbollin italian, me pritshmëri të mëdha për zhvillimin e kampionateve vendore, forcimin e ekipeve kombëtare dhe rritjen e rolit të Italisë në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/