11:01 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

FIFA dënon Chelsean, nuk ka të drejtë të transferojë lojtarë në dy afatet e ardhshme

Chelsea nuk do të lejohet të transferoj lojtarë në dy afatet e ardhshme kalimtare. Ky vendim vjen nga FIFA pasiqë klubi anglez ka shkelur rregullat në lidhje me transferimet ndërkombëtare dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare.

Në një deklaratë, komiteti disiplinor i organit drejtues të futbollit botëror tha se Chelsea do të ndalohet nga “regjistrimi i lojtarëve të rinj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për dy periudhat e ardhshme të plotë dhe të njëpasnjëshme të regjistrimit”.

Deklarata thotë: “Ky ndalim vlen për klubin në tërësi, me përjashtim të ekipeve të femrave dhe futsal, dhe nuk pengon lirimin e lojtarëve”.

FIFA gjithashtu ka gjobitur Chelsean me 460,000 funte dhe u ka dhënë atyre një afat prej 90 ditësh “për të rregulluar situatën e lojtarëve të rinj në fjalë”. /IndeksOnline/