12:17 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Finalja e Ligës së Kombeve s’do të luhet në “Fadil Vokrri”

Finalja e madhe e Ligës së Kombeve u vendos që  mos të luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në shortin e hedhur në Nyon të Francës sot u vendos që ndeshja finale e grupit D në Nations League të mos luhet në Prishtinë.

Në short u zgjedh që nikoqir i finales të jetë fituesi i gjysmëfinales së parë, pra Gjeorgjia ose Bjellorusia.

Kosova do ta zhvillojë gjysmëfinalen me Maqedoninë më 26 mars të vitit 2020, ndërsa finalja do të mbahet më 31 mars. Nëse e arrin kualifikimin, Kosova do të luajë në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori.
/Indeksonline/