23:09 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / gjelbra k

Zyrtare: Florian Marku ndeshjen e radhës e luan në Shqipëri

Boksieri nga Shqipëria, Florian Marku, ka njoftuar se tashmë është vendosur që ndeshja e radhës do të zhvillohet në Air Albania Stadium, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se për datën e ndeshjes dhe detajet tjera do t’i bëjë publike ditën e shtunë.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje te gjithe Shqiptareve kudo qe jan neper bote. Dua tju lajmeroj se ndeshja ne stadiumin Air Albania per kete verë eshte vendosur. Te shtunen ju tregoj daten e cdo detaj tjeter. Qe kur kam qene femije endrra ime ka qene te ndeshem ne mes te Shqiperise para jush. Mezi pres! 👐🏻👐🏻🇦🇱