12:32 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Franca zgjedh futbollistin më të mirë të vitit 2017 (Foto)

Ngolo Kante, mesfushori i Chelseat është fituesi i çmimit të 60-të si futbollisti i vitit në Francë, shkruan IndeksOnline.

Trofeu i vitit u dha falë një jurie profesioniste të përbërë nga ish fitues dhe redaksia e sportit në “France Football”.

I dyti u radhit ylli i Paris Saint Germian, Kylian Mbappe, kurse i treti sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Vlen të përmendet se Kante këtë çmim e fitoi falë një paraqitje fantastike me Chelsean dhe Francën gjatë vitit 2017. Ai fitoi titullin e Premierligës dhe çmimin si futbollisti i vitit në Angli./IndeksOnline/