15:52 / E Diele, 26 Qershor 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Futbollisti i Llapit transferohet te skuadra Turke

Futbollisti Valmir Veliu edhe zyrtarisht nga sezoni i ri do të luaj në kampionatin Turk, te skuadra e Gzintepit.

Trasnferimin e tij e ka konfirmuar edhe ish skuadra Kosovare, Llapi, përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Indeksonline.

Në njoftimin e klubit të Llapit thuhet se edhe pse Veliu iu desht skuadrës për ndeshjet vendimtare për garat evropiane, trajneri Tahir Batatina dhe presidenti i klubit vlerësuan se karriera e Valmirit është më e rëndësishme sesa çdo gjë tjetër.

”Valmiri edhe pse iu desht klubit në momentet vendimtare për garat evropiane, trajneri Batatina së bashku me Presidentin Beqir Batatina dhe Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina vlerësuan se karriera e Valmirit është më e rëndësishme sesa çdo gjë tjetër dhe ia hapën rrugët drejt Evropës.”, thuhet në njoftimin e KF Llapit, transmeton Indeksonline.

Valmir Veliu me ekipin Llapit ka luajtur gjithsejt 119 ndeshje, duke realizuar 22 gola dhe asistoj në 32 gola të tjerë.

Ai me fanellen bardh e kaltër ka arritur të fitoj dy herë radhazi Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën e Kosovës./Indeksonline/