10:18 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Gerrard, Kuyt, Agger dhe Garcia rikthehen në “Anfield”

Po kthehen legjendat në “Anfield”! Skuadra e Liverpoolit ka publikuar listën prej 21 lojtarësh që do të marrin pjesë në ndeshjen bamirëse të shtunën kundër gjigantëve gjerman, Bayern Munchen.

“Reds” kanë një formacion të përbërë me yje, duke përfshi lojtarë, si: Daniel Agger, Luis Garcia, Steven Gerrard, Dirk Kuyt dhe John Arne Riise, shkruan IndeksOnline.

Për ndeshjen e së shtunës, trajner për ekipin anglez do të jetë Ian Rush.

Përveç legjendave të lartpërmendur, në “Anfield” do të rikthehet edhe spanjolli, Xabi Alonso, i cili 45 minuta do të jetë kundërshtar i Liverpoolit, kurse 45 të tjera lojtar i klubit anglez.

  • Paratë e fituara nga kjo ndeshje do të ndihmojnë në financimin e një serë projektesh për Fondacionin LFC. Ju mund ta shikoni ndeshjen falas në faqen zyrtare të Facebookut, apo te LFCTV dhe kanali Sky 429.

/IndeksOnline/

Lista e plotë:

1 –  Jerzy Dudek
1 – David James
3 – Bjorn Tore Kvarme
4 – Jason McAteer
5 – Daniel Agger
6 – Phil Babb
6 – John Arne Riise
7 – Steve McManaman
8 – John Aldridge
8 – Steven Gerrard
9  – Ian Rush )
9  – Robbie Fowler (kapiten)
10 – Luis Garcia
10 – Michael Owen
11 – Vladimir Smicer
14 – Xabi Alonso
15 – Patrik Berger
16 – Dietmar Hamann
18 –Dirk Kuyt
21 – Gary McAllister
23 – Jamie Carragher