16:53 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Giroud nënshkruan me Chelsean

Olivier Giroud edhe zyrtarisht është futbollist i Chelseas, shkruan indeksonline.

Francezi ka kaluar në anën tjetër të Londrës për një shumë rreth 18 milionë funta dhe ka nënshkruar një kontratë 18 mujore me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Giroud u transferua në Arsenal në vitin 2012 nga Montpellier, ku në 180 ndeshje ka shënuar 73 gola. /IndeksOnline/