12:36 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / A. A

Zyrtare: Gjeorgjia do ta inaugurojë këtë stadium ultramodern kundër Kosovës

Federata e Futbollit të Gjeorgjisë ka zyrtarizuar stadiumin ku do të zhvillojë tri ndeshjet e ardhshme kualifikuese për kampionatin botëror.

Stadiumin e ri në qytetin Batumi, Gjeorgjia ka vendosur ta inaugurojë pikërisht ndaj ‘dardanëve’ më 2 shtator.

Ndërtimi i këtij stadiumi ultramodern ka zgjatur dy vite e gjysmë, nga janari 2018 deri në korrik 2020.

Finalizimi i projektit ka kushtuar 141 milionë euro, ndërsa stadiumi ka kapacitet prej 20 mijë ulëseve, shkruan Indeksonline.

Në të njejtin vend, Gjeorgjia do të luaj kualifikueset me Greqinë dhe Suedinë.

/Indeksonline/