13:43 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Golashënuesi më i mirë i kombëtares mungon në Kupën e Botës

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero, do të humbas Kupën e Botës pasi doli pozitiv në testet e drogës, duke u përjashtuar 1 vit nga fushat e futbollit.

Ish sulmuesi i Bayern Munich dhe Hamburg, u pezullua pasi doli pozitiv në llojin e substancës benzoylecgonine kokainë.

Kjo është bërë e ditur nga FIFA, të cilat thonë se Guerrero ka shkelur nenin 6 të kodit disiplinor anti-doping.

Guerrero ka 86 paraqitje për vendin e tij, duke shënuar 32 gola. /IndeksOnline/