15:19 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Gonzalo Higuain transferohet te skuadra amerikane

Pas largimit nga Juventus, Gonzalo Higuain ka nënshkruar me skuadrën e re.

Argjentinasi është bërë futbollisti më i ri i klubit amerikan, Inter Miami, transmeton Indeksonline.

Klubin e Inter Miamit e ka president ish-futbollistin e njohur, David Beckham.

Higuain është ylli i parë evropian që transferohet në skuadrën e Inter Miamit./Indeksonline/

Image