20:26 / E Martë, 03 Gusht 2021 / C E

ZYRTARE: Hart nënshkruan me skuadrën e famshme skoceze

Goditje e dyfishtë për Celtic.

Klubi i Glasgow në fakt ka zyrtarizuar nënshkrimin e ish-portierit të Tottenham, Joe Hart dhe James McCarthy nga Crystal Palace.

Portieri ka nënshkruar një kontratë trevjeçare ndërsa mesfushori ka një kontratë katërvjeçare.

“Ky është një moment i mrekullueshëm për mua dhe për karrierën time – tha Hart – dhe jam absolutisht i lumtur që jam në një klub si Celtic.”

“Të firmosësh për Celtic – tha McCarthy – është një ndjenjë e mrekullueshme dhe kjo është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time”.