23:50 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Para Henryt dhe Wilshere, talentët e Chelseat “shkatërrojnë” Arsenalin dhe shkruajnë historinë në Kupën FA (Foto)

Skuadra e Chelseat (U18) ka triumfuar edhe njëherë tjetër në Kupën FA.

Klubi londinez mposhti rivalet te tyre Arsenal në “Emirates” me rezultat 4-0, 7 me 1 rezultati i plotë duke i llogaritur dy lojë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje ishin të pranishëm shumë yje, ndër ta edhe Jack Wilshere dhe Thierry Henry.

Në pesë sezonet, duke e llogaritur edhe këtë, skuadra e Chelseat është shpallur pesë herë kampion i këtij kompeticioni, një arritje tejet e madhe për një skuadër si Blutë e Londrës.

Kujtojmë që klubi i Chelseat ka gjithsej 9 tituj, një më pak se Manchester Unitedi (10)./IndeksOnline/