75 Mall Live Search
16:13 / E Diele, 28 Qershor 2026 / G T

Luan Krasniqi me fjalë të mëdha për nipin e tij Ardianin: Jam krenar për ty!

Ardian Krasniqi mbrëmë u shpall kampion i Europës në peshat gjysmë të rënda në boks.

Krasniqi fitoi me vendim të gjyqtarëve ndaj Vinko Zadro, shkruan Indeksonline

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi përmes rrjeteve sociale, ka uruar nipin e tij.

“Urime për fitoren tënde, i dashur Ardian! Dje pate një performancë të shkëlqyer dhe u bëre Kampion Evropian – një titull që e meriton plotësisht. Jam krenar për ty dhe të uroj sinqerisht shumë vite të tjera të suksesshme dhe pa lëndime në këtë sport”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale

29-vjeçari gjatë karrierës së tij në boksin profesionist ka zhvilluar 12 luftra, ka fituar në të gjitha./Indeksonline/