21:21 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Zyrtare: Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin

Sot dhe zyrtarisht, Zlatan Ibrahimovic ka firmosur për vazhdimin e kontratës me klubin e Milanit.

Ibrahimovic, ka firmosur rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2022, shkruan IndeksOnline

Ibra, u rikthye për shkëlqimin e dytë në Itali, ku ka pranuar kontratën pre 7 milionë eurove në sezon.

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Milanit përmes një postimi zyrtar në ‘Twitter’.