14:34 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

ZYRTARE: Iker Casillas kandidon për President të Federatës Spanjolle

Iker Casillas ka shpallur kandidaturën e tij për presidencën e RFEF (Federatës Spanjolle të Futbollit) kundër Luis Rubiales.

Po, do t’ia paraqes Presidencës së RFEF kur të thirren zgjedhjet. Së bashku do ta vendosim Federatën tonë në kulmin e futbollit botëror“, me këto fjalë, portieri ka bërë zyrtare kandidaturën e tij për zgjedhje që nuk janë caktuar ende.

Me këtë hap, megjithëse nuk e ka specifikuar, Iker Casillas në mënyrë publike njofton lamtumirën e tij me futbollin, pas një sulmi në zemër të pësuar në 1 maj të vitit të kaluar.

Unë kam njoftuar presidentin e Klubit tim, FC Porto, për këtë vendim Unë vetëm mund të shpreh mirënjohjen time më të thellë”, ka thënë legjenda e Real Madridit. /IndeksOnline/