18:52 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Interi ndahet me Handanovic pas 11 viteve

Samir Handanovic nuk do të jetë pjesë e Interit për sezonin e ardhshëm.

Zikaltërit kanë njoftuar se portiere boshnjak do të largohet pas 11 viteve, shkruan IndeksOnline.

“Faleminderit Samir”, thuhet në njoftimin e Interit në postimin e publikuar në Tëitter, ku është një video përmbledhëse dhe emocionuese me pritjet më të mira te Handanovicit.

Handanovic është në mesin e 10 futbollisteve me më së shumti paraqitje te Interi, me 455 ndeshje të luajtura, 166 prej tyre duke e mbajtur rrjetën të paprekur.

Samir gjatë karrierës së tij te Nerazzurrët, përveç Scudetto-s, mund të mburret me 2 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë./IndeksOnline/