17:27 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Ish-lojtari i Real Madridit pensionohet nga futbolli

Një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares së Gjermanisë në dekadën e fundit, Sami Khedira është larguar përfundimisht nga futbolli aktiv.

Gjatë një konference për media, ish-futbollisti i Real Madrid dhe Juventusit njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli, shkruan IndeksOnline

34-vjeçari së fundi ishte pjesë e klubit gjerman, Hertha e Berlinit.

Gjatë karrierës, Khedira ka luajtur për klube si: Stuttgart, Real Madrid dhe Juventus.

Ai fitoi: Bundesligan me Stuttgartin (2006), La Ligan me Real Madridin (2011), Champions League me Real Madridin (2013), Kupën e Botës me Gjermaninë (2014) dhe pesë tituj të Serie A me Juventusin (2015, 2016, 2017, 2018, 2019)./IndeksOnline/

Welcome to FIFA.com News - Happy Birthday to you! - FIFA.com