11:42 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ish-sulmuesi i Barcelonës transferohet te klubi anglez për një shifër rekorde

Wolverhampton Wanderers e ka zyrtarizuar transferimine e Adama Traore nga Middlesbrough.

Anësori i ri i ka kaluar testet mjekësore dhe tashmë e ka nënshkruar kontratën me klubin anglez.

Produkti i akademisë së Barcelonës, ”La Masia” do të largohet nga Championship drejt Premier Leagues.

Futbollisti spanjoll, me origjinë nga Mali, do të bëhet transferimi rekord i Wolves.

Marrëveshja e këtij transferimi është 20 milionë euro dhe ai tani është në dispozicionin e trajnerit, Nuno Espiritu Santo.

Ky vshtë një hap përpara i sulmuesit në karrierën e tij. Ai u largua nga Barcelona në vitin 2015 për t’u transferuar te Aston Villa.

Pas një sezoni në klubin ishullor, Middlesbrough i Aitor Karankas e transferoi atë./IndeksOnline/