17:10 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i skuadrës së madhe të Serie A

Fiorentina u mposht nga Frosinone në shtëpi me rezultat 0-1 duke ia humbur përfundimisht gjasat për një vend në garat evropiane.

48 orë pas humbjes, trajneri Stefano Pioli ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, shkruan Indeksonline.

Letra e dorëheqjes i është dorëzuar klubit dhe ndeshja tjetër do të drejtohet nga një trajner tjetër.

Sipas raporteve në Itali, ndeshjen e radhës do ta drejtojë trajneri i të rinjve të Fiorentinës, Bigica. /IndeksOnline/

FLORENCE, ITALY – FEBRUARY 09: Stefano Pioli manager of ACF Fiorentiona gestures during the Serie A match between ACF Fiorentina and SSC Napoli at Stadio Artemio Franchi on February 9, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)