17:45 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i Superligës

Enis Nasufi është larguar nga pozita e trajnerit të KEK-ut.

Pas rezultateve të dobëta në këtë fillim të kampionatit, Nasufi e ka parë të arsyeshme të mos vazhdoj me drejtimin e “elektricistave”.

“Prej ditës së sotme nuk jam më trajner i KEK-ut. Nga klubi po largohem për shkak të problemeve financuare dhe mos plotësimit të kushteve nga ana e kryesisë së klubit. Një arsye tjetër janë edhe rezultatet”, ka thënë Enis Nasufi për Insporti.

KEK-u pas xhiros së gjashtë në IPKO Superligë ndodhet e fundit në tabelë pa asnjë pikë të tubuara.