75 Mall Live Search
11:45 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Juventusi konfirmon të ardhmen e mesfushorit të skuadrës

Juventusi ka njoftuar se mesfushori, Sami Khedira e ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2021.

Përmes faqes zyrtare, Juventusi ka konfirmuar se kontrata e Khediras ka opsionin e zgjatjes edhe për një vit.

Gjermani iu bashkua ”Zonjës së Vjetër” nga Real Madridi me parametra zero tri vite më parë dhe ka shënuar 20 gola në 113 paraqitje, duke fituar tre Scudetto, tri herë Coppa Italian si dhe e ka arritur finalen e Champions Leagues.

”Që prej ardhjes së tij në vitin 2015, Khedira ka qenë krucial në mesfushën e Juves dhe gjithnjë ka demonstruar teknik, klas, karizëm dhe përvojë”, thuhet në njoftimin e Juventusit, transmeton IndeksOnline.

”Një kampion bote në vete, Khedira ka vazhduar të përmirësohet në çdo sezon, dhe vitin e fundit shënoi nëntë gola, më së shumti në karrierën e tij për një sezon, duke përfshirë edhe një tre-golësh”.

”Nuk është rastësi se Khedira është mesfushori i Juventusit me më së shumti minuta të luajtur në tri sezonet e fundit (8882 minuta në të gjitha garat)”./IndeksOnline/