15:20 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Këta janë gjyqtarët e finales së Kupës së Kosovës

Të premten nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje do të referohet nga gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, shkruan Indeksonline.

Ai do të asistohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Besfort Kosumi.

Kjo do të jetë finalja e tretë e Nuzës. Ai më herët ka referuar ndeshjen Feronikeli – Hajvalia dhe Llapi – Besa. /IndeksOnline/