08:26 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Zyrtare: Khabib s’kthehet në ring, pensionohet nga sportet luftarake

Kampioni i botës, Khabib Nurmagomedov është pensionuar zyrtarisht nga sportet luftarake.

Edhe pas shumë përpjekjeve për ta rikthyer në ‘kafaz’, Dana White përmes rrjeteve sociale tregon që Khabib e mbyll aventurën në këtë sport, shkruan IndeksOnline

“Ai është zyrtarisht i pensionuar. Faleminderit për gjithçka dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar White në rrjetet sociale.

Kujtojmë që meçi i fundit i Khabib ishte ndaj amerikanit, Justin Gaethje – të cilën e fitoi pa pikë problemi!./IndeksOnline/