21:03 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Klubi i Kukësit firmos me mesfushorin boshnjak

Skuadra e Kukësit të Shqipërisë ka firmos me një super-mesfushor nga Bosnja.


Fjala është për Kenan Horiç, i cili ka luajtur për shumë ekipe të Evropës, ndërkaq tani ka vendosur që karrierën e tij ta zhvillojë në kategorinë Superiore, shkruan IneksOnline

Më poshtë postimin e plotë të Kuësit:

‘ZYRTARE

Kenan Horiç është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mesfushori 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin e ardhshëm me nënkampionët e Shqipërisë. Mbrojtësi boshnjak ka luajtur për shumë vite në Europë ku së fundmi ka qënë pjesë e ekipit boshnjak të Celik Zenicas. Horiç është nisur menjëherë drejt Tropojës dhe do të jetë i gatshëm për Kukësin në eleminatoret e UEFA Europa League”.